Makina bie nga ura, vdes drejtuesi, tre plagosen

Sep 26, 2011 | 9:36

FUSHE KRUJE- Nje person ka humbur jeten dhe tre te tjere mbeten te plagosur kur makina me te cilen udhetonin ka dale nga rruga dhe ka perfunduar poshte ures.

Aksidenti ka ndodhur gjate oreve te vona te nates, ne uren ne fshatin Tapize ne Fushe Kruje.  Sipas te dhenave te para mesohet se automjeti tip fuoristrade ne rrethana ende te paqarta ka dale jashte rruge.

Per pasoje ka humbur jeten ne vend drejtuesi i mjetit, 31 vjecari, Astrit Laçi dhe jane plagosur tre pasagjeret qe udhetonin me te ne automjet.

Ata u derguan ne spital per te marre ndihmen mjekesore, nderkohe qe nje grup policor po merret me ekspertizen ne vendin e aksidentit per te percaktuar edhe shkaqet e tij.

© Panorama.al

Te lidhura