
MAT- Së paku një person ka humbur jetën, teksa makina me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë. Ngjarja ka ndodhur në mesditë, në vendin e njohur si ura e “Sul Batrës”.
Sipas të dhënave të para, makina që ka rënë në lumë ka qenë tip BMW, ndërkohë që policia ka mundur të nxjerrë nga uji trupin e pajetë të një personi që mendohet të ketë qenë drejtuesi i mjetit. Trupi sipas policise i përket shtetasit, Albert Guzha.
Nuk ka ende të dhëna nëse në makina kanë qenë apo jo të tjerë persona, ndonese dyshohet se ai udhetonte se bashku me familjaret. Policia ka nisur kërkimet, ndërkohë që po hetohen edhe shkaqet e aksidentit.











