“Ma kanë pirë gjakun me pambuk”- Teuta Krasniqi rrëfen si e përjetoi divorcin me Bleron: Ishte e vështirë dhe traumatike, por e mbajtëm premtimin

Nov 8, 2021 | 16:19

Aktorja Teuta Krasniqi ka folur për divorcin e saj të bujshëm me këngëtarin Blero Muharremi.

Ndërkohë që kaluar vite nga ndarja e tyre dhe të dy janë martuar me persona të tjerë, Teuta Krasniqi tregon se divorci për të ka qenë shumë i vështirë, traumatik dhe ka përjetuar ankth.

teuta krasniqi blero

Në një intervistë për “ATV”, ajo theksoi se nuk e përjetoi lehtë ndarjen me këngëtarin, pasi ishin prindër të një vajze dhe kishte frikë se si do ndikonte ky vendim tek Tara.

Aktorja u shpreh se titujt e mediave gjithashtu ia bënë më të vështirë divorcin, teksa shtoi se “ia kanë pirë gjakun me pambuk”.

teuta krasniqi blero1

“Ndarja është e vështirë, traumatike, gjithmonë mendon çfarë pasojash do ketë. Çiftet që e kanë provuar e dinë sa problem është, duhet t’ia shpjegosh fëmijës, prindërve, familjarëve, shoqërisë. Mua më është dashur edhe 2 milionë njerëzve. Por kur e sheh që diçka nuk vazhdon mirë, të shkëputet. 

teuta krasniqi blero7

E kam përjetuar jo lehtë, Tara ishte e vogël dhe shyqyr, sepse tani është adoleshente dhe do ishte më e vështirë, në atë kohë e ke më të lehtë ta menaxhosh fëmijën dhe t’ia shpjegosh më lehtë. Pavarësisht ndarjes, fëmija s’ka faj. Ndaj pas ndarjes kemi mbajtur premtimin dhe kemi shkuar në festa të ditëlindjes ose pushime bashkë, që ajo të shohë se jemi shokë dhe prindër të saj, si edhe s’ka luftë mes nesh. 

teuta krasniqi blero3

Ishte e vështirë sidomos kur lexoja tituj superbombastik për vete, kur i lexoja portalet s’po e njihja veten, ma kanë pirë gjakun me pambuk. Kam pasur kriza, shqetësohesha për fëmijën më shumë se për veten, që do lexonte gjëra të pavërteta për nënën dhe babain e vet, jeta nuk është lule. Kam përjetuar ankth, je nënë beqare me fëmijë të vogël”, rrëfeu Teuta Krasniqi.

teuta krasniqi blero8 teuta krasniqi blero2 teuta krasniqi blero4 teuta krasniqi blero5 blero muharremi afrona dika (9) blero muharremi afrona dika (4) blero muharremi (9) blero muharremi (7) afrona dika blero (4)

© Panorama.al

Te lidhura