Duke qenë se Katania e ka siguruar qëndrimin në Serinë A, Maksi Lopez mund të braktisë skuadrën. Edhe pse, vetë ai nuk ka ndërmend që të bëjë deklarata përpara përfundimit të kampionatit, përflitet shumë një largim i tij tek Lacio. “Do të mendoj për të ardhmen time vetëm në përfundim të kampionatit. Kam dëgjuar që më kërkon lacio, që është një skuadër e madhe, por tani dua vetëm të mendoj për sfidën e fundit të këtij sezoni që kam me Katanian. Që nga dita e hënë do të bisedoj me klubin”.











