Lushnje-Berat, Olldashi: Shpejt edhe segmentet e tjerë

Jul 21, 2012 | 12:19
Ministri Olldashi

Ministri i Transportit, Sokol Olldashi dekalroi sot se ministria po pergatitet te nise procedurat per lotet e tjere te aksit rrugor Lushnje-Berat.

Deklarata eshte bere sot gjate inspektimit te punimeve ne kete segmet te rendesishem. “Punimet po ecim mjaft mirë, trajektoria e lotit të parë është pothuajse e plotësuar me shtresat e veta të zhavorit, mbetet për t’u hedhur shtresat e stabilizantit dhe paketa asfaltike. Është e rëndësishme të theksojmë se paralelisht me këtë kontratë ministria e Punëve Publike ka inkorporuar dhe mirëmbajtjen e rrugës ekzistuese, rrugës së vjetër Lushnje-Berat”- tha Olldashi.

Sipas tij, rruga Lushnje-Berat është pjesa më e rëndësishme e një investimi trekëndor që qeveria Berisha po bën në këtë zonë, bashkë me segmentin Elbasan-Belsh-Kucovë, pjesë e boshtit të jugut dhe me rikonstruksionin që pritet të fillojë së shpejti në aksin Fier-Roskovec-Berat.

Ai premtoi se Drejtoria e Përgjithëshme e Rrugëve po përgatit programin e vet finaciar për të tenderuar lotet e tjera të kësaj rruge me synimin që në vjeshtën e këtij viti të fillojnë punimet edhe nga krahu tjetër, nga Berati në drejtim të Lushnjes për të shkurtuar afatin e realizimit të këtij objekti shumë të rëndësishëm.

© Panorama.al

Te lidhura