Lulja e kuqe e krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta patur sa më gjatë në shtëpi

Dec 17, 2025 | 21:56

Sezoni i fundvitit që përkon edhe me sezonin e shumë festave, ka më shumë se një tipar identifikues. Duke filluar që nga bredhi i stolisur, dritat vezulluese, gatimet karakteristike apo dhuratat e fundvitit.

llule-krishtlindje-1024x576

E ndër to një vend e zë edhe lulja e kuqe e krishtlindjeve për të cilën do të flasim në këtë artikull. Quhet Poinsettia dhe hyn në familjen e Euphorbiaceae ose ndryshe siç njihet së fundmi lulja e Krishtlindjeve.

Emërtimin e ri e ka marrë pikërisht nga ngjyra e kuqe e mrekullueshme e cila përkon me atmosferën e fundvitit. Ato çelin në periudhën Dhjetor – Janar dhe kanë më shumë se 100 varietete dhe ngjyra mes tyre.

Këtë lule karakteristike mund ta gjeni në ngjyrën e kuqe lejla, të bardhë, rozë, vishnje apo në nuanca të grisë.

Megjithatë e kuqja është më e njohura dhe e shitura dhe e kultivuara në të gjithë botën që prej fillimit të viteve 1800.

Si të kujdeseni

Tanimë ato janë kthyer në një traditë ku shkëmbehen dhe në formën e dhuratave që t’i kesh sa më gjatë në shtëpi është një kënaqësi më vete. Për këtë ju duhet të ndiqni vetëm disa këshilla të thjeshta.

Si ta ujisni?

Lulet e Krishtlindjeve nuk duan shumë ujë. Ndaj ujiteni kur të shihni që plehu është tharë. Ndryshe rrënjët e saj do të kalben e lulja do të fishket.

Temperatura e duhur

Edhe pse çelin në dimër, këto lule kanë nevojë për ngrohtësi. Mbajini në vende të ngrohta e me diell.

Si ta ruani pas festave

Që të siguroheni që lulja të çeli përsëri vitin tjetër duhet ta krasisni në Prill e t’ia lini degët rreth 10cm. Ruajeni në një ambient të ngrohtë dhe ndërrojani vazon në Maj. Mos harroni në verë duhet të mbani në një vend të freskët

© Panorama.al

Te lidhura