Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko nuk ka ndermend te largohet vete. Deklaraten e ka bere para gazetareve, te cileve u ka thene prere: “sapo të më thoni jo në zgjedhje, unë do të largohem”.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të shtruar nga një gazetar i gazetës bjelloruse “Volya Narodnaya” (“Vullneti i Popullit”) Lukashenko tha se “anketat sociale nuk janë të vlefshme aq sa votat në zgjedhje”.
Lukashenko gjithashtu ka sulmuar kanalet televizive ruse që e kanë portretizuar atë me satira.
“Po, kanalet televizive ruse bëjnë shaka me Lukashenkon, por le ta fillojnë me politikanët e tyre. Po kjo është e drejtë, Putin pastaj Medvedev, dhe pastaj le të bëjnë shaka me Lukashenkon”, tha ai.
© Panorama.al











