“Lufta” midis fëmijëve të Alain Delon për pasurinë e tij, djalit i yllit të kinematografisë: Nuk dua që motra ime të marrë asnjë qindarkë

Dec 11, 2025 | 14:35

Që nga shtatori i vitit 2025, Alain Fabien Delon ka sfiduar testamentin e babait të tij, Alain Delon, dhe kërkon e motra, Anoushka, të përjashtohet nga trashëgimia.

alain delon

Në një intervistë, ai tha se “nuk dëshiron që motra e tij të marrë asgjë, asnjë qindarkë”.

Sipas mediave franceze, ai akuzon Anoushka, se po shfrytëzon dobësinë e babait të tyre, pas një goditjeje në tru, për ta ushtruar presion mbi të që të ndryshojë testamentin.

“Kjo s’është çështje parash”, tha Alain Fabien Delon në intervistën e tij me RTL, duke shpjeguar se thjesht dëshiron të “respektojë” dëshirat e fundit të babait të tij.

Ai thekson se i ati, pas goditjes në tru, nuk ishte në gjendje të nënshkruante testamentin e ri dhe se u dërgua nga spitali te noteri për ta nënshkruar.

“Ai u shtrua në spital në Zvicër, e nxorën nga klinika, e çuan te një noter, e detyruan të nënshkruante një testament dhe e kthyen në klinikë. Ai nuk ishte në gjendje të nënshkruante asgjë”, deklaroi i biri.

Për Alain Fabien Delon, pas goditjes në tru që pësoi i ati në vitin 2019, nuk ishte në kthjelltësi të plotë.

Ai gjithashtu kujtoi se babai i tij nuk i kaloi testet njohëse të cilave iu nënshtrua në atë kohë.

Procesi ligjor vazhdon si në Francë ashtu edhe në Zvicër, me Alain Fabien Delon që kërkon anulimin e testamentit të vitit 2022 që e bën Anouskën trashëgimtaren e vetme të të drejtave të babait të tyre.

© Panorama.al

Te lidhura