Luçiano Boçi: PS sjellje prej dhelpre për zgjedhjen e Avokatit të Popullit! Na është mohuar e drejta për kandidatin

Dec 8, 2025 | 21:40

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ishte mbrëmjen e sotme në Studio24, për të folur mbi situatën e opozitës teksa ka nisur një valë e re foltoresh të Partisë Demokratike.

luciano boci

Por Boçi, në një replikë me Aulon Kalanë, në studio u ndal edhe te zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Sipas deputetit, PD-së i është mohuar e drejta nga mazhoranca në përzgjedhjen e kandidatit.

Por shton edhe PD-ja nuk ka qenë e qartë në qëndrimet e saj lidhur me kandidatin për këtë institucion.

Luçiano Boçi: Për gjëra që jam brenda dhe i përjetoj duhet të më besoni. Avokati i popullit institucion duhet të ketë përfaqësim nga opozita. PD e ka dëshmuar një sjellje të tillë kur ka marrë kandidat nga PS, Igli Totozani dhe të njëjtën mënyrë sjellje kërkonim nga mazhoranca. Nuk ka pasur të drejtë opozitë të përzgjedhë kandidatin e saj. Urdhri brenda partisë të firmosej kushdo kandidat që paraqiste kërkesën e tij, dëshirën ti jepej një firmë para selektim, selektimi është faza e dytë.

Në këtë aspekt ishte mungesë serioziteti nga marrëdhënia me mazhorancën. Është një proces i propozuar nga PD për mënyrën si zgjidhen anëtarët e AMA-s. Mazhoranca kërkon një proces zgjedhës. Do dërgojmë 6 kandidatura. Në fund mbeten dy dhe votohen në seancë. Nga PS luhet në nivele dhelpre. Ka të drejtë Auloni se në një qëndrim politik duhet të kishim një sjellje të caktuar. Kjo ishte një e metë e këtij procesi. E njëjta mënyrë që u dështua si proces para 3 vitesh. Sjellje kaq fraktare e mazhorancës që kërkon të marrë dhe Avokatin e Popullit. PD tërhoqi gjithë firmat.

© Panorama.al

Te lidhura