Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Belinda Balluku ka vjedhur dhe ajo duhet të largohet nga qeveria.
Sipas Berishës, vendimi i GJKKO për pezullimin e Ballukut nga detyra është një vendim i drejtë. Sipas tij, “se shkarkohet një ministër nuk do të thotë se është shkarkuar qeveria”.
“Komisioni i Venecias, mashtron ky, ka theksuar se një prej parimeve të demokracisë parlamentare është që qeveria mund të shkarkohet vetëm nga organet politike, jo nga organet gjyqësore.
Ministri nuk është qeveria, por një ministër. Pse shkarkohet një ministër nuk është e vërtetë që shkarkohet qeveria. Unë nuk di të ketë thënë kurrë, por është e vetëkuptueshme që gjyqësori nuk shkarkon një qeveri. Ministri nuk është qeveria. Qeveria është Këshilli i Ministrave.
Rama dhe Lubia që kanë vjedhur 50 milionë qenka qeveria. Dy hajdutët që duhet të ikin natën nga qeveria. Pra nuk është shkarkuar qeveria, është pezulluar një ministër”, tha Sali Berisha.
© Panorama.al











