“Lubi Balluku ka duart e zeza në dhjetëra afera”- Berisha: S’ka forcë që do ndalojë shkërmoqjen e narko-shtetit

Nov 3, 2025 | 17:21

Kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi një komunikim me gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së partisë.

sali berisha

Nga selia blu, kryedemokrati iu rikthye edhe një herë temës së nxehtë të këtyre ditëve, marrjes si e pandehur të zv.kryeministres Belinda Balluku për tenderin e tunelit të Llogarasë.

Berisha deklaroi se Balluku ka duart e zeza në dhjetëra afera. Më tej tha se narko-shteti po shkon drejt shkërmoqjes.

Berisha: Kërkon t’ja faturojë që të gjitha Lubi Ballukut. Nuk ka shqiptar që mund të pranojë një mashtrim të tillë. Lubia pa asnjë diskutim ka duart e zeza në këtë aferë dhe në dhejtëra afera të tjera. Por nëse ka një njeri kopje karboni e Ramës në vjedhje është ajo. Kanë vjedhur së bashku.

S’ka forcë në botë që do ndalojë shkërmoqje përfundimtare të narko shtetit. Dhe më duhet të ftojë demokratët dhe mbarë qytetarët se është në dorën e tyre fati i këtij regjimi që unë më vjen të keq të citojë veten por e quaja kakistokraci e marrë nga greqishtja më i keqi i të këqinjve.

© Panorama.al

Te lidhura