Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur sërish në dosjen e Belinda Ballukut, duke theksuar se ndaj saj janë përdorur masa lehtësuese.
Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se Balluku po lejohet që të prishë provat dhe të pengojë hetimet.
Sipas tij vetëm me tunelin e Llogarasë janë vjedhur 97 mln euro të pastra, ndërsa me unazën e Tiranës janë vjedhur 300-320 milionë euro.
“Unë u them shqiptarëve se prokuroria dhe gjykata kanë përdorur masat më lehtësuese që mund të përdornin ndaj Lubi Ballukut dhe Edi Ramës.
Së parë është faktuar në mënyrë të pamohueshme se çdo akt, çdo veprim i Lubi Ballukut për tunelin e Llogarasë është i diktuar nga Edi Rama dhe Prokuroria jo vetëm që nuk ka ngritur akuzë, por po e lejon atë të bëjë gjithçka për të penguar hetimin dhe prishur provat. Për të mbrojtur Belinda Ballukun, në fakt veten e tij.
Prokuroria ka qenë lehtësuese, sepse cilido që lexon akuzën e saj konstaton se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, keqbërës të poshtër që janë sjellë me paratë e taksapaguesve shqiptarë në mënyrën më bandisteske. Kanë vjedhur dhe shpërdoruar qindra dhe miliona në bashkëpunim të ngushtë me njëri – tjetrin. Këtu janë Lubuia dhe disa përgjegjës për prokurimeve. Prokuroria heziton që ti quajë ata grup i strukturuar kriminal.
Vetëm me tunelin e Llogarasë janë vjedhur 97 mln euro të pastra. Por po ju them se me unazën e Tiranës janë vjedhur 300-320 milionë euro”, tha Sali Berisha.
© Panorama.al











