LSI: Referendumi, hap kushtetues

Aug 8, 2012 | 12:41
Luan Rama

LSI-ja është pro idesë së referendumit, duke e cilësuar si hap kushtetues. Për këtë forcë politike, konsensusi mes maxhorancës dhe opozitës për heqjen e imunitetit është në favor të interesit të vendit. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, i bëri thirrje dje gjatë një konference për shtyp deputetëve të opozitës të reflektojnë në lidhje e vendimin e tyre për mosvotimin e ndryshimeve kushtetuese. “LSI fton palët dhe veçanërisht deputetët e Partisë Socialiste, të reflektojnë me përgjegjësi, në mënyrë që të gjejmë kohën dhe mundësinë për të shkuar te konsensusi i nevojshëm edhe te votimi i këtyre ndryshimeve, pasi kufizimi i imunitetit është dëshmi reale e palëve për plotësimin e kushteve për integrimin në BE”, u shpreh Rama. Në emër të LSI-së ai ftoi deputetët socialistë që të shprehin vullnetin real për të kapërcyer egoizmin partiak.

© Panorama.al

Te lidhura