Kryetari për Tiranën i Lëvizjes së Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj tha sot se LSI ka marrë rezultatin më të mirë krahasuar me zgjedhjet e 2007-s dhe ato të 2009-s. Gjatë një deklarate për shtyp, Rrokaj tha se LSI-ja inkurajon institucionet që të certifikojnë sa më shpejt rezultatin.
“Vullneti i sovranit u shpreh, mbi këtë s’mund të dalë askush”- tha ai.
Rrokaj vazhdoi më tej me bilancet e LSI-së për këto zgjedhje, ku theksoi fitoren e dy miniabshkive në Tiranë me Elez Gjozën dhe Ilir Kokonën, dhe ndihmën e madhe që kjo forcë dha në fitimin e 7 minibashkive në Tiranë nga “Aleanca për qytetarin”.
Ai falenderoi të gjitha strukturat e LSI-së, numëruesit, vezhguesit, për fitoren spektakolare.
© Panorama.al











