TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim shprehu sot edhe njëherë angazhimin e saj për kontribuar në përshpejtimin e procesit te integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luna Rama nga selia e partisë, ftoi opozitën që të bëhet pjesë e reformave dhe të kuptojë domosdoshmërinë që merr bashkëpunimi mes palëve, në të mirë të integrimit të vendit.
Ai tha se duhet të bëhemi të gjithë së bashku promotor dhe protagonistë me qëllim përmbushjen e intersave të vendit.
“Ne mbetemi të gatshëm të kontribuojmë pozitivsht për të përpshpejtuar integrmin, duke propozuar projekte dhe drafte”- tha Rama
© Panorama.al











