Anulohen për shkak të një gabimi kompjuterik rezultatet e lotarisë amerikane për vitin 2012.Departamenti amerikan i
Shtetit ka bërë publik lajmin në faqen zyrtare, ndërsa mijëra persona tashmë janë përzgjedhur si fitues të fazës së parë nga programi special i vizave për SHBA-në. Aplikantëve nuk do t’u duhet të kryejnë nga fillimi procedurat, ndërkohë që fituesit e rinj pritet të shpallen më 15 korrik. “Na vjen keq t’ju informojmë se, për shkak të një problemi në programimin e kompjuterit, rezultatet e lotarisë së diversitetit 2012, që ishin postuar më parë në këtë website janë të pavlefshme. Rezultatet nuk kanë qenë të vlefshme, sepse ato nuk përfaqësojnë një përzgjedhje të drejtë, të rastësishme, siç kërkohet nga ligji amerikan”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit. Sipas tij, u bëhet me dije të gjithë aplikantëve që gjatë javës së parë të majit kanë gjetur njoftimin në website se janë zgjedhur si fitues për procedim të mëtejshëm, apo që nuk janë zgjedhur si të tillë, se ky njoftim anulohet dhe është i pavlefshëm. Një proces i ri i përzgjedhjes do të kryhet bazuar në të dhënat origjinale të regjistruara për programin 2012. “Nëse ju paraqitet një hyrje e kualifikuar nga 5 tetor
2010 më 3 nëntor 2010, hyrja juaj mbetet e vlefshme. Ajo do të përfshihet në short për zgjedhjen e re. Numri juaj i
konfirmuar për të parë rezultatet në këtë faqe është ende i vlefshëm”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të
Shtetit. Sipas tij, janë në pritje rezultatet e procesit të përzgjedhjeve të reja, në mënyrë që ato të jenë në dispozicion në
website rreth 15 korrikut 2011. “Na vjen keq për ndonjë shqetësim që mund të ketë shkaktuar kjo situatë”, thuhet në
njoftim. Pas këtij njoftimi, në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit u jepen përgjigje edhe pyetjeve më të shpeshta që mund të bëjnë aplikantët.
Pyetjet më të shpeshta të aplikantëve
Pyetje: Pse ishte e nevojshme që të zhvlerësoheshin emrat që janë zgjedhur?
Ligji i SHBA kërkon që vizat “diversity”
të emigrantëve të vihen në dispozicion nëpërmjet një procesi që kryhet në mënyrë rigoroze e të rastësishme. Një programim kompjuteri gabim rezultoi në një përzgjedhje që nuk ishte me të vërtetë e rastësishme. Që nga ky moment, rezultati nuk i ka plotësuar kërkesat e ligjit dhe do të kishte qenë i padrejtë për t’u vijuar më tej.
A është anuluar programi i vizave të emigrantëve të diversitetit 2012?
Jo. Programi i vitit 2012 do të vazhdojë. Është identifikuar gabimi në programimin kompjuterik, i cili është korrigjuar. Departamenti i Shtetit do të bëjë një përzgjedhje të re, duke përdorur të gjitha të dhënat hyrëse të kualifikuara (ato të pranuara në mes 5 tetor 2010 dhe 3 nëntor 2010), të cilat janë marrë për programin 2012.
A duhet të paraqes një kërkesë të re?
Jo, ju nuk mund të paraqisni një kërkesë të re. Ne do të përdorim të gjitha shënimet e kualifikuara të pranuara gjatë periudhës së regjistrimit 5 tetor-3 nëntor 2010.
A do të hapet një afat i ri për aplikime?
Jo, aplikime të reja nuk do të pranohen.
Unë kam kontrolluar statusin, faqen e internetit e pas datës 1 maj më rezulton
se kam qenë i zgjedhur. Mund të aplikoj për një vizë DV?
Për fat të keq, rezultatet e para të postuara në këtë faqe nuk ishin të vlefshme, për shkak se procesi i zgjedhjes nuk ishte i drejtë ose rastësor. Ne do të marrim shënimet origjinale të të gjithë individëve, të cilët e kanë dërguar regjistrimin e tyre gjatë periudhës kohore 5 tetor-3 nëntor 2010, për të drejtuar një lotari të re.
Si mund t’i kontrolloj rezultatet e zgjedhjes së re?
Rezultatet e reja duhet të jenë në dispozicionin tuaj në këtë faqe rreth 15 korrikut 2011. Kodi i konfirmimit që ju keni marrë kur jeni regjistruar, është ende i vlefshëm për përdorim në faqen e internetit.
A ishte Departamenti i Shtetit i sulmuar nga piratët? A janë të dhënat e mia personale në rrezik?
Ne nuk kemi prova që ky problem ishte shkaktuar nga ndonjë akt i qëllimshëm. Asnjë palë e paautorizuar nuk ka në disponim të dhënat në lidhje me programin DV. Kjo duket të jetë vetëm rezultat i një gabimi me programet kompjuterike.











