Londër, urdhër- arresti për Ilir Kumbaron

Dec 1, 2011 | 18:16
Ilir Kumbaro dhe rruga në të cilën ka banuar

LONDER- Një gjykatë në Londër ka lëshuar sot urdhër- arresti për ish-agjentin e SHIK-ut Ilir Kumbaro, i akuzuar për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, në vitin 1995.

Sipas britanikes Daily Mail, aeroportet janë vënë në gatishmëri të lartë pas refuzimit që Kumbaro i bëri sot një seance për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Ish-shefit të shërbimeve sekrete, Ilir Kumbaro i është dhënë leje qëndrimi për në Britani që nga gushti i vitit 1996, pas pretendimeve të tij se ai ishte refugjat kosovar, duke u paraqitur me emrin e rremë ,Shaqa Shatri.

Gjyqtari, Hoëard Riddle lëshoi urdhër- arrestin pasi Kumbaro nuk mori pjesë në seancën dëgjimore. Ai gjithashtu paralajmëroi policinë nga gjykata, që të rriste gatishmërinë në aeroporte dhe pika të tjera kalimi për të ndaluar largimin e Kumbaros nga Britania.

“Unë do të lëshojë urdhër- arrestin. Natyrisht nëse ai do të vetëdorëzohet shpejt ne do të dëgjojmë me shumë kujdes atë që ai ka për të thënë.Nëse ai është në spital ose i ngujuar nuk kam asnjë dyshim se policia do të njoftojë gjykatën”- tha Riddle.

Vetëm pak kohë më parë Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë lënë në fuqi masën e sigurisë “burg pa afat” për ish-shefin e SHIK-ut, Ilir Kumbaron, vendim i cili i hapi rrugë ekstradimit të Ilir Kumbaros në Shqipëri.

© Panorama.al

Te lidhura