Londër, Banka refuzon akuzat për pastrim parash

Aug 7, 2012 | 10:16

Banka britanike, Standard Chartered Bank, me seli në Londër, e akuzuar për shkeljen e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, i ka hedhur poshtë akuzat dhe njoftoi se tashmë po bashkëpunonte me rregullatorët amerikanë.

Kjo bankë tha se në mënyrë vullnetare u është paraqitur agjencive të Shteteve të Bashkuara në vitin 2010, me regjistrin e transaksioneve me Iranin në periudhën 2001 – 2007.

Banka thotë se këto të dhëna tregojnë se ajo ka synuar të bashkëpunoj dhe “në mënyrë gjithëpërfshirëse kishte bashkëpunuar” me të gjitha ligjet amerikane për parandalimin e financimit për programin bërthamor iranian dhe për grupet terroriste.

Banka tha se ishte e befasuar nga akuzat e djeshme të Benxhamin Lauskit, i shërbimeve financiare të shtetit Nju Jork.

Lauski tha se banka Standard Chartered Bank kishte bashkëpunuar me qeverinë iraniane për pastrimin e 250 miliardë dollarëve prej vitit 2001 e deri në vitin 2007, duke e lënë sistemin financiar të Shteteve të Bashkuara “të pambrojtur nga terroristët”.

© Panorama.al

Te lidhura