LONDER- Ishte apo nuk ishte pozicion jashtë loje? Kjo është një pyetje që bëhet shpesh kur je duke ndjekur një ndeshje futbolli?
Nje pyetje e cila shpesh here eshte bere edhe objekt grindjesh, ne fushe apo ne shkallet e stadiumit. Ka menduar t’i japë përgjigje përfundimisht gazetari britanik, Neil Wolfson.
Me rastin e Lojrave Olimpike Londër 2012 është prodhuar një monedhë 50-she ku është stampuar një skicë, ne te cilen tregohet se kur një futbollist është jashtë loje, dhe kur jo.
Kjo mund t’i ndihmojë fansat e futbollit, shprehet Neil Wolfson.















