Real Madrid ka fituar një “El Clasico” dramatik ndaj Barcelonës ku ndodhi gjithçka, me emocione nga minuta e parë e deri te ajo e 11-të shtesë ku u mbyll takimi në “Santiago Bernabeu”.

Një rezultat 2-1 për madrilenët, por që mund të ishte më i thellë po të mos ishin ndërhyrjet e VAR-it për anulime golash për pozicion jashtë loje, apo edhe një penallti të akorduar që në start. Pa harruar këtu edhe penalltinë e humbur të Mbape në startin e pjesës së dytë
Nga ana tjetër, Barcelona bëri shumë pak në sulm, duke vënë rrallëherë në provë Kurtua, edhe pse sulmoi deri në fund në ndeshjen që mbylli me 10 lojtarë pasi para vërshëllimës përfundimtare Pedri doli me të kuq.
Një fitore që i jep moral Realit, që shkëputet 5 pikë tashmë nga rivalët kryesorë për titullin kampion në La Liga.
LIVE REAL MADRID-BARCELONA 2-1
22′ Mbape, 43′ Bellingam / 38′ Firmin Lopez
NGJARJET KRYESORE
90’+11’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 për Realin.
90’+10’ Pedri ndëshkohet me të verdhin e dytë dhe del me të kuq, teksa ka tension mes pankinave. (VIDEO)
90’+8’ Rodrigo ekzekuton një goditje dënimi ballore, Shezni devijon në këndore. (VIDEO)
90’+7’ Martin merr vendin e Balde në radhët e Barcelonës.
90’+5’ Rodrigo merr një pasim të mirë në të majtën dhe provon portën pas një kundërsulmi, por gjen Sheznin në pozicion. (VIDEO)
90’ Jepen 9 minuta shtesë.
90’ Bellingam e Mbape i lënë vendin në fushë Sebajos dhe Garsias.
89’ Një top në thellësi gjen Kunde i cili e ul sferën me gjoks por e çon direkt në duart e Kurtua. (VIDEO)
88’ Kundërsulm tjetër i madrilenëve me Mbape në krahun e majtë, gjuajtja e sulmuesit shkon jashtë katërkëndorit katalanas. (VIDEO)
83’ Bardaxhi merr vendin e Kubarsit në radhët e katalanasve.
80’ Mbape del në kundërsulm por nuk gjen hapësirën për të çuar topin drejt portës e më pas është Tçuameni i cili gjithashtu bllokohet në tentativën e tij. (VIDEO)
74’ Arauho dhe Kasado hyjnë në fushë në vend të Garsias dhe Torres në radhët e Barcelonës.
72’ Karvahal dhe Rodrigo marrin vendin e Valverde dhe Vinicius në radhët e Realit.
71’ Pas një goditje nga këndi, sfera shkon te Kunde i cili gjuan jashtë. (VIDEO)
68’ Një tjetër zbritje e shpejtë e Realit që gjen golin me anë të Bellingam, por goli anulohet përsëri për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
66’ Vinicius provon të djathtën e tij nga kufijtë e zonës, por nuk gjen portën e Sheznit. (VIDEO)
66’ Brahim Diaz merr vendin e Gyler në radhët e Realit.
59’ Militao del në kundërsulm dhe i vjedh topin Balde, por gabon pasimin e fundit për Vinicius. (VIDEO)
57′ Hausen ndëshkohet me karton të verdhë.
53’ Firmin Lopez ka mundësinë të lërë shenjë në anën tjetër të fushës pas një zbritje të shpejtë, por gjuan në duart e Kurtua.
52’ Gjuan Mbape por Shezni grushton gjuajtjen e sulmuesit. (VIDEO)
49’-51’ Një prekje topi me dorë në zonën e Barcelonës nga Garsia, pas një aksion të Bellingam, çon gjyqtarin te VAR-i, ku ai akordon gjuajtjen nga pika e bardhë për madrilenët. (VIDEO)
48’ Vinicius nga ana tjetër tenton një gjuajtje të shpejtë në shtyllën e parë që Shezni e devijon jashtë. (VIDEO)
47’ Një pasim nga e majta gjen Firmin Lopez i cili gjuan në portë, por çon sferën direkt te Kurtua. (VIDEO)
46’ Nis pa ndryshime nga skuadrat pjesa e dytë.
45’+7’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-1 të Realit.
45’+7’ Vinicius driblon mirë në të majtën dhe gjuan, por sfera bllokohet nga mbrojtësit. (VIDEO)
45’+5’ Ferran Torres gjuan me një kthesë të shpejtë nga jashtë zonës, sfera shkon në duart e Kurtua.
45’+1’ Madrilenët gjejnë përsëri rrjetën, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
43’ GOOOL REAL MADRID! Vinicius shpërthen nga e majta, harkon në shtyllën e dytë ku Militao ul topin për Bellingam dhe për anglezin është e thjeshtë të shënojë golin e dytë për ekipin e tij. (VIDEO)
38’ GOOOL BARCELONA! Katalanasit fitojnë topin pranë zonës kundërshtare, sfera shkon te Rashford i cili pason për Firmin Lopez. Ky i fundit nuk gabon dhe barazon shifrat. (VIDEO)
37’ Karreras nga e majta pason për Bellingam i cili gjuan në qendër e çon sferën e duart e Sheznit. (VIDEO)
36’ Situata zhvendoset në anën tjetër ku Vinicius është ai i cili detyron Sheznin të bëjë një tjetër grushtim spektakolar.
34’ Feran Torres gjen hapësirë në zonë dhe gjuan, por jo aq fort sa për të shqetësuar shumë Kurtua.
29’ Tjetër mundësi për Realin, këtë radhë me Hauzen i cili del para Sheznit dhe detyron polakun të bëjë një grushtim të shkëlqyer për të shmangur golin e dytë. (VIDEO)
28’ Një goditje dënimi e ekzekutuar shpejt gjen Mbape në të djathtën, gjuajtja e francezit këtë radhë nuk befason Sheznin. (VIDEO)
26’ Pas një goditje këndi, topi shkon te Valverde i cili gjuan nga distanca, pa gjetur portën.
24’ Valverde ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Rashford.
37’ Karreras nga e majta pason për Bellingam i cili gjuan në qendër e çon sferën e duart e Sheznit. (VIDEO)
36’ Situata zhvendoset në anën tjetër ku Vinicius është ai i cili detyron Sheznin të bëjë një tjetër grushtim spektakolar.
34’ Feran Torres gjen hapësirë në zonë dhe gjuan, por jo aq fort sa për të shqetësuar shumë Kurtua.
29’ Tjetër mundësi për Realin, këtë radhë me Hauzen i cili del para Sheznit dhe detyron polakun të bëjë një grushtim të shkëlqyer për të shmangur golin e dytë. (VIDEO)
28’ Një goditje dënimi e ekzekutuar shpejt gjen Mbape në të djathtën, gjuajtja e francezit këtë radhë nuk befason Sheznin. (VIDEO)
26’ Pas një goditje këndi, topi shkon te Valverde i cili gjuan nga distanca, pa gjetur portën.
24’ Valverde ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Rashford.
22’ GOOOL REAL MADRID! Bellingam jep një pasim të shpejtë për Mbape i cili këtë radhë i shmanget pozicionit jashtë loje dhe dërgon sferën në rrjetë. (VIDEO)
20’ Lojë e hapur në këto momente, me skuadrat që kalojnë nga një gjysmëfushë në tjetrën, por nuk ka gjuajtje drejt portave kundërshtare.
12’ Fermin Lopez humb topin në gjysmëfushën e tij, sfera shkon te Mbape i cili gjuan me forcë nga jashtë zonës dhe gjen rrjetën. Madrilenët festojnë, por pastaj gjyqtari bën shenjë që francezi kishte qenë në pozicion jashtë loje. (VIDEO)
9’ Jamal merr topin nga e djathta, bën lëvizjen e zakonshme dhe gjuan në shtyllën e dytë, pa gjetur portën e Kurtua. (VIDEO)
2’-5’ Gjyqtari jep penallti për Realin pasi Balde rrëzon Vinicius në zonë. Më pas, kryesori ftohet të shohë pamjet në VAR dhe aty vëzhgohet se sulmuesi i Realit kishte shkaktuar faull ndaj Jamal në fillim të aksionit dhe kësisoj anulohet gjuajtja nga pika e bardhë. (VIDEO)
1′ Nis dueli në “Santiago Bernabeu”
FORMACIONET ZYRTARE
Real Madrid: Kurtua; Kareras, Hujsen, Militao,Valverde, Kamavinga, Tçuameni, Bellingam, Vinicius, Gyler, Mbape
Trajner: Çabi Alonso
Barcelona: Shezni; Kunde, Kubarsi, Erik Garsia, Balde, Pedri, De Jong, Fermin, Lamin Jamal, Ferran, Rashford
Trajner: Markus Sog

PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











