Lista me emrat: Legalizimet, si ndahet fondi 4.1 milionë USD

Dec 7, 2011 | 12:01

Qeveria vendosi dje kompensimin e pronarëve, në tokat e të cilëve janë ndërtuar ndërtime pa leje pas viteve 1992. Gazeta zbardh të plotë vendimin me emrat e 728 pronarëve, që do të marrin paratë. Në tabela, edhe sipërfaqja e tokës që do të kompensohet. Emrat janë të ndarë sipas rretheve ku është toka, e cila do të kompensohet. Territoret për të cilat këta pronarë përfitojnë shpërblimin, shtrihen ne qarkun: Tiranë, Elbasan, Shkodër, Durrës, Korçë, Berat, Kukës, Dibër, Vlorë dhe Gjirokastër. Në total, vlera e kompensimit arrin në 410.676.127 lekë, ose rreth 4.1 milionë USD. “Për këta përfitues, procedurat për marrjen e shpërblimit do të kryhen pranë AKKP-së”, thuhet në njoftimin zyrtar të ALUIZNI-t.

Per te pare artikullin e plote klikoni mbi: PDF

© Panorama.al

Te lidhura