
Agjencia e Legalizimeve publikon listën e saktë të përfituesve në 11 qarqet e vendit. Kollozi: Do shtohen dosjet e përfunduara.
Agjencia e Legalizimeve: Përfituesit për 11 qarqe të vendit.
Agjencia e Legalizimeve ka gati 2093 leje legalizimi për ndërtime në 11 qarqe të vendit, për të cilat qytetarët kanë vetëdeklaruar. Gazeta publikon sot listën e saktë me emrat e atyre që duhet të paraqiten për të tërhequr faturën financiare dhe të bëjnë pagesën e saj, në mënyrë që të procedohet me dhënien e lejes. Në një njoftim për shtyp të ALUINZI-t, drejtori i Përgjithshëm, Ardian Kollozi, thekson se “ka përfunduar organizimi dhe ka nisur funksionimi i drejtorive të reja, gjë e cila do të çojë medoemos në rritjen e ritmeve dhe shtimin e numrit të dosjeve të përfunduara”.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











