ZAGREB- Ish kryeministri kroat Ivo Sanader, i burgosur për korrupsion është lënë sot i lirë me kusht, pasi ka paguar një garanci prej 2.2 milionë dollarësh. Ai nuk duhet të largohet nga kryeqyteti kroat, Zagreb pa lejen e Gjykatës. Garancia është paguar nga bashkëshortja dhe miqtë e tij.
“Të gjitha parakushtet për lirimin e Sanader janë përmbushur. Në rastin e arratisjes së tij, shteti do të marrë përsipër lirimin e ofruar me kusht”, citohet të ketë thënë në Zagreb zëdhënësi i gjykatës, Kreshimir Devçiç.
Sanader, i duhet gjithashtu të depozitojë pasaportën e tij në Gjykatë. Ai u arrestua dhjetorin e kalaur në Austri dhe u ekstradua në Kroaci në korrik.
“Jam i lumtur që tani do të jem përsëri së bashku me familjen time. Tani unë dua të përqëndrohem drejt vërtetimit të pafajësisë time”- u tha Sanader gazetarëve pasi la burgun e Zagrebit.
© Panorama.al











