Lirimi i trafikantit turk, KLD, verifikim në Apel

Mar 17, 2011 | 14:57

TIRANË- Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka njoftuar se do të nisë verifikimin për vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit, që la në arrest shtëpie shtetasin turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Apeli vendosi të linte në arrest shtëpie, Abdyl Selam Turgut, i arrestuar në aeroportin shqiptar të Rinasit në 18 shkurt të këtij viti.

Ky shtetas, arrestuar në Rinas per llogari te drejtesise gjermane me akuzën e trafikut të 1 ton droge, ishte në kërkim në disa vende, Holande, Itali dhe Austri. BE-së. Ndaj tij, para vendimit të sotëm ishte caktuar si masë sigurie, 40 ditë burg.  Gjatë kesaj kohe shteti gjerman i ka kërkuar Shqipërisë zgjatjen e afatit, derisa autoritetet e këtij vendi të dërgonin dokumentacionin e duhur për ta ekstraduar në Gjermani.

© Panorama.al

Te lidhura