Lirimi i të akuzuarve, ministria e Drejtësisë inspekton Gj.Apelit

Jun 4, 2012 | 20:51

Ministria e Drejtësisë ka nisur një inspektim në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda. Ky inspektim vjen vetëm pak orë  pasi “Apeli” la të lirë tre nga të akuzuarit e “Bandës së Cërrikut”, për mungesë provash dhe faktesh.

Mësohet se të akuzuarit Llazar Bicja, Meti Bozi dhe Skëndër Cani janë lënë të lirë nga Gjykata për mungesë provash.

Prokuroria kishte kërkuar burg për jetë për të akuzuarin, Meti Bozi, 25 vjet heqje lirie për Llazar Bicjan dhe 21 vjet për Skëndër Canin.  Të pandehurit e Bandës së Cërrikut akuzohen si autorë të masakrës së Cërrikut, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 6 punonjës të Gardës së Republikës si dhe u plagosen 15 punonjës të Policisë së Shtetit.

© Panorama.al

Te lidhura