Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë ekzekutuar sot vendimin e prishjes për një objekt me konstruksion druri.
Objekti ishte vendosur në mënyrë të paligjshme gjatë orëve të natë në një tokë publike në Ksamil.
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë, po monitoron në mënyrë të vazhdueshme territorin me qëllim parandalimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje.
Ky aksion vjen në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike në vend.
© Panorama.al












