BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle ka shprehur shqetesimin ne emer te BE-se per gjendjen aktuale të lirisë së shprehjes në vendet e Ballkanit perëndimor.
Sipas tij, mediat në vendet e Ballkanit perëndimor dhe Turqi ballafaqohen me frikësime, presione politike dhe ekonomike në përpjekjet për të mbrojtur lirinë e shprehjes.
“Të gjitha këto tre lloje të rrezikimit të lirisë së shprehjes paraqesin sulm në vetë zemrën e sistemit demokratik dhe vlerave tona të përbashkëta”, ka thënë Fyle.
Ne raportin e fundit te publikuar nga Freedom House, media ne Shqiperi cilesohej pjeserisht e lire, vleresuar me noten 50 dhe pozicionuar ne vendin e 102-te.
© Panorama.al











