Lionel Mesi, lojtari gjithmonë në fushën e lojës

Nov 22, 2011 | 10:59

Lionel Mesi dhe fizioterapisti personal, Juanjo Brau

Që nga korriku i këtij viti, argjentinasi i Barcelonës ka luajtur 384 minuta më shumë se Kristiano Ronaldo në ndeshjet zyrtare

Lionel Mesi ka patur vetëm një lëndim të madh, që nga ardhja në krye të skuadrës katalanase të trajnerit Pep Guardiola. Ai ka marrë vetëm një pushim prej 63 minutash, që nga korriku i këtij viti, në ndeshjen ndaj Real Sociedad, në La Liga. Mesi i ka luajtur të plota ndeshjet e tjera zyrtare, si ato me Barcelonën, edhe ato me Argjentinën, që nga data 2 korrik 2011. Që nga fillimi i “Copa America” e deri më sot, Lionel Mesi ka qenë gjithsej 2397 minuta në fushën e lojës, në një total prej 27 ndeshjesh. Krahasuar me rivalin e tij më të madh, Kristiano Ronaldon, ylli i Barcelonës ka marrë pjesë në gjashtë kompeticione dhe posedon një total prej 384 minutash më shumë se portugezi i Realit.
Punën e tij si futbollist ai e përshkruan me një fjalë të vetme: “gjithmonë i disponueshëm”. Për më tepër, që nga ardhja e Guardiolës në krye të Barcelonës, atij i ka prirë edhe një fat i mirë, sepse është dëmtuar vetëm një herë, rëndë. Ka qenë Ujfalushi, që i ka ndërhyrë në mënyrë brutale dhe e ka dëmtuar yllin e Barcelonës në kyçin e këmbës së djathtë, cka e mbajti atë në “inferimieri” në periudhën 19-27 shtator 2010. “Roja” fizike e Lionel Mesit është Juanjo Brau, fizioterapisti personal i argjentinasit, puna e të cilit ka qenë gjithashtu e rëndësishme në shërimin e Karles Pyjol. Brau është pjesë e stafit mjekësor të Barcelonës që nga viti 1997. Ylli argjentinas i pati të nevojshme shërbimet e fizioterapistit të tij edhe në Rosario, vendlindje, gjatë fundit të tri javëve pushim të verës.

Numrat e Mesit
SEZONI 2011-2012

La Liga                                         1017 minuta (12 ndeshje)
Superkupa e Spanjës              180 minuta (dy ndeshje)
Superkupa e Europës             90 minuta (1 ndeshje)
Champions League                  360 minuta (4 ndeshje)
Kupa e Amerikës                      390 minuta (4 ndeshje + 1 shtesë)
Kampionati Botëror 2014    360 minuta (katër ndeshje)
TOTALI                                         2397 minuta (27 ndeshje)

Mesi nën drejtimin e Guardiolës
2011-2012:         2397 minuta (27 ndeshje)
2010-2011:         4032 minuta (55 ndeshje)
2009-2010:         4555 minuta (58 ndeshje)
2008-2009:         4518 minuta (59 ndeshje)

© Panorama.al

Te lidhura