“Linçimet ndaj protestuesve i përkasin kohës së komunizmit të egër”- Protestuesi: Rama dhe çakenjtë e tij janë njerëz të ndotur deri në fyt

Jun 24, 2026 | 20:20

Mijëra vetë u mblodhën edhe sot në ditën e 25 kundër qeverisë Rama para kryeministrisë.


Një protestues foli në podiumin e improvizuar teksa tha se lincimet e Ramës i përkasin kohës së komunizmit. Ai i kërkoi Ramës të japë dorëheqjen, pasi e ka të merituar nga veprimet e tij.

Protestuesi: Nuk na ligështojnë fjalët e te ligjve. Jemi më të vendosur dhe jemi të bindur se rruga jonë është në vijën e drejtë. Çdo gjë që shqetëson të keqen është e drejtë. Ky popull është drita e Shqipërisë që shqetëson errësirën brenda. Linçimet ndaj protestuesve, i përkasin kohës së komunizmit të egër. Nuk e di në 2026 a jemi në Shqipëri, Korenë e Veriut, apo Afrikë. Rama me çakenjtë mundohen të linçojnë me fjalë. Nuk pinë më uji linçimet aq më pak nga njerëz të ndotur deri në fyt. Ky popull është diamant. Të qëndrojmë këtu deri në realizimin e qëllimeve tona. Rana dorëheqjen pa kompromis, e ke të merituar nga veprimet e tua.

© Panorama.al

Te lidhura