Ligjet diskutojnë buxhetin. Kushtetuesja, kundër

Nov 22, 2011 | 10:19
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese kanë kundërshtuar buxhetin e vënë në dispozicion të institucionit duke e cilësuar atë të papranueshëm. Pretendimet janë bërë publike sot gjatë kohës që Komisioni i Ligjeve diskuton për projektbuxhetin e vitit 2012.

Kushtetuesja ka kërkuar një fond shtesë prej 10 milionë lekë të reja për aktivitetet në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë, ndërkohë që krahas kësaj ka kërkuar edhe rritje të fondit të pagave.

Të pakënaqur janë shprehur edhe përfaqësuesit e institucionit të Avokatit të Popullit, duke kërkuar të mos u ulen pagat, të mos cenohet pavarësia e institucionet. Ministria e Financave ka argumentuar se tashmë sistemi i pagave është unifikuar ndërsa ka shtuar se pagat nuk kanë lidhje me pavarësinë e institucioneve.

© Panorama.al

Te lidhura