Ligjet, maxhoranca miraton në parim Buxhetin ’12

Nov 14, 2011 | 10:26

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot me votat e shumicës projektbuxhetin për vitin 2012.

Miratimi në parim i tij është shoqëruar me debate mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, e cila e ka kritikuar mënyrën e hartimit dhe shpërndarjes së tij, si një buxhet që nuk merre parasysh krizën dhe nuk ndalet në uljen e borxhit publik.

Sipas saj, ky buxhet që në mënyrën e hartimit është i dështuar. Ndërkohë, sipas deputetit, Fino, të ardhurat për vendorët në këtë buxhet janë planifikuar më të ulëta se para një viti dhe kjo do të kufizojë investimet.

Gjate prezantimit te tij ne komisionin e Ekonomise, ministri i Financave Ridvan Bode ka vleresuar projektbuxhetin si realizues, jo vetem te objektivave te qeverise, por edhe si kontrollues te borxhit, deficitit dhe inflacionit.

© Panorama.al

Te lidhura