Gjendet i vrarë 18 vjeçari,doli për gjueti me shokët

Dec 18, 2011 | 15:29

LIBRAZHD- Një gjahtar gjendet i vdekur në Librazhd. Lajmi bëhet me dije nga burime policore, te cilat sqarojne se viktima Ledion Vasku, kishte dalë për gjah me 3 persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat të komunës Qafë Mal  dhe gjahtari është gjetur i vrarë me armë zjarri. Nuk ka ende të dhëna rreth shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka humbur jetën viktima. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e saj dhe nje nga pistat e hetimit eshte ajo e nje vetevrasjeje aksidentale.

© Panorama.al

Te lidhura