Një 55- vjeçar, babai i 6 fëmijëve është gjetur i varur mbrëmjen e sotme në afërsi të shtëpisë së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Floq të Librazhdit, ku viktima i identifikuar si Abaz Boboçi është gjetur i varur në një pemë pak metra nga shtëpia e tij.
Sipas dëshmive të familjarëve, 55- vjeçari kishte lënë shtëpinë që nga mëngjesi i ditës së sotme. Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur më shkaqet që kanë çuar viktimën drejt vendimit fatal.
Raportohet se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka nisur punën për zbardhjen e plotë të saj.











