Mjekim i pakujdesshëm, arrestohet kirurgu

Nov 22, 2011 | 10:20

LEZHË- Një mjek kirurg në spitalin e Lezhës është arrestuar me akuzën e mjekimit të gabuar.

Sipas të dhënave të para të policisë, mësohet se i ndaluari është mjeku kirurg i këtij spitali, Ndue Cupi, 55 vjeç.

Dyshimet e para janë për mjekim të pakujdesshëm ndaj një pacienti rreth moshes 51 vjec që iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale nga mjeku në fjalë per heqjen e apendecitit.

Ai pak dite pas operacionit ka nderruar jete dhe per kete dyshohet se mjeku ka bere mjekim te pakujdessshem.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe policia pritet të dalë me një qëndrim zyrtar rreth ndalimit të mjekut.

© Panorama.al

Te lidhura