
TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj sqaroi sot se ndryshimet e fundit të ndodhura në policinë e qytetit të Vlorës, kanë ardhur si pasojë e forcimit të rendit. Burgaj tha se lëvizje të tilla në polici ndodhin shpesh.
Ai nuk përjashtoi faktin se ndryshimet kanë ardhur edhe për shkak të ngjarjes së rëndë të para disa ditëve në Vlorë, ku mbeti i vrarë me eksploziv, gjyqtari Skerdilajd Konomi.
Lidhur me ngjarjen, Burgaj tha se po punohet për zbardhjen e saj.
Deklaratat, drejtori i policisë së Shtetit, Burgaj i bëri gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij austriak.
© Panorama.al











