Lëv: Talentet në rrezik, duket se po dështojnë

May 23, 2011 | 13:02

Trajneri i Kombëtares gjermane, Joakim Lëv ka bërë një përmbledhje për sezonin e Bundesligës që sapo u mbyll. Ndryshe nga viti i kaluar, Lëv ka mbetur i pakënaqur nga disa talente, ku përmend Toni Kros, Mario Gëcen dhe Shyrlen, të cilët nuk spikatën shumë këtë sezon. “Sezoni që sapo mbyllëm na njohu me shkëlqimin e Dortmundit, të cilët e merituan, por nuk mbyllet me kaq. Duke qenë se Kombëtarja jonë kërkon të ketë kampionë në formacion, kjo nuk më ka mjaftuar nga talentet. Dua të përmend këtu së pari Toni Kros, i cili ndryshe nga viti i kaluar tek Leverkusenit, këtë vit më ka zhgënjyer. Gjithashtu edhe Mario Gëce dhe Shyrle nuk kanë qenë bindës. Paraqitja e tyre s’duhet të luhatet, pasi nga talente mund të shndërrohen në të panjohur”, nënvizoi Joakim Lëv.

© Panorama.al

Te lidhura