“Letrat do i çonte në Kongres”- Një person u arrestua në Kapitol, policia amerikane: Në çantë kishte armë, shishe me benzinë dhe…

Nov 5, 2024 | 22:42

Shefi i policisë së Kapitolit, J Thomas Manger, në një deklaratë për mediat në Uashington DC, ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e një personi të armatosur në qendrën e vizitorëve të Kapitolit.

shba

Ai tha se arrestimi i tij u bë rreth orës 12:20 me orën lokale, teksa u pa nga forcat e sigurisë futur në çantën e shpinës diçka në formën e një arme zjarri dhe dy shishe.

“Ndërsa burri po qëndronte aty, një nga oficerët vuri re një erë të dobët benzine. Era ishte shumë më e fortë në çantën e shpinës dhe dukej se një shishe që përmbante një substancë, për të cilën policia beson se ishte ose benzinë ​“, tha ai.

Sipas shefit të policisë, personi në fjalë u vë në pranga dhe në çantën e tij gjatë kontrollit iu gjet një pistoletë, një çakmak normal dhe një tjetër pajisje më e sofistikuar për ndezjen e zjarrit

Gjithashtu në çantën e tij u gjetën dhe artikuj të tjerë. Burri kishte në çantë disa dokumente, për të cilat u tha oficerëve se qëllimi i tij ishte t’i dorëzonte ato në Kongres.

Manger tha se policia është ende duke u përpjekur të përcaktojë nga ka ardhur ai dhe cilat ishin qëllimet e tij.

“Hetimi është në vazhdim dhe burri është në paraburgim”, tha Mange.

© Panorama.al

Te lidhura