Letra e PS, METE: Akuzat t’i çojnë në Prokurori

Dec 20, 2011 | 12:14

TIRANË- Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës reagon pas letrës me 23 pyetje të deputetëve të PS-së, drejtuar kreut të institucionit, ministrit Nasip Naço.

METE e ka quajtur me teper nje show mediatik letren me pyetje, duke theksuar se shumica e pyetjeve i  takojnë periudhës kohore 2000-2005 dhe shume prej deputeteve firmetare, nuk kane qene pjese e PS.

METE kërkuar që pyetjet të firmosen edhe nga deputetët e zonës Qemal Minxhozi dhe Sadri Abazi dhe garanton se shumë shpejt do të detajohen përgjigjet për kërkesat.

Ndërkohë që i kërkon deputetëve të PS-së, që gjithë faktet apo të dhënat që lidhen me atë që opozita e cilëson lidhje mafioze t’i drejtohen prokurorisë.

© Panorama.al

Te lidhura