Letra e Patozit, LSI: Partitë të kontribuojnë

Mar 26, 2011 | 13:25

TIRANË- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kreut të Grupit Kuvendor të PD-së, Astrit Patozi për mbledhjen e tryezës së partive, për situatën parazgjedhore.  Sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama gjatë një konference për mediat ka pranuar se bashkëpunimi mes partive politike për këto zgjedhje është në të mirë të qytetarëve.
”Takimi është një shans që palët të kontriubojnë për procesin që është sfida më e madhe e radhës për vendin, për të shënuar një hap tjetër pozitiv në rrugën drejt BE-së”- ka deklaruar Rama.

Ai ka perseritur angazhimin total e shume serioz te LSI-se per kete fushate zgjedhore, qe ne qender ka qytetarin, duke nenvizuar perparesite e koalicionit “Aleanca per qytetarin” dhe kandidatuar e paraqitura, qe sipas tij do te shenojne fitore ne keto zgjedhje.

Rama ka vlerësuar kandidaturën e Lulzim Bashës për bashkinë e Tiranës, duke deklaruar se ne kete kandidim paraqitet e perfaqesuar edhe LSI-ja.

“Kandidatura e Bashës, më e mira për t’i ofruar Tiranës atë që meriton, pasi ka në qendër Tiranën dhe qytetarët. Strukturat e LSI ndihen të përfaqësuar me Bashën. Pas 10 vitesh politike arbitrariteti, kur ai që ishte kreu i bashkisë vuri veten të parën, ka ardhur koha të rikthejmë të parën Tiranën dhe këtë e ofron Basha”- ka thënë ai.

© Panorama.al

Te lidhura