Kuvend, sot votohet dekreti për Bujar Leskajn

Dec 15, 2011 | 9:25

TIRANE- Pas miratimit me votat e maxhorances ne Komisionin e Ekonomise, sot Kuvendi do te votoje dekretin per Bujar Leskajn ne krye te Kontrollit te Larte te Shtetit.

Ne seancen e sotme plenare, pritet qe Leskaj te votohet vetem me votat e maxhorances, duke qene se opozita votoi kunder dje ne komision dhe vete lideri i PS-se, Rama, riperseriti vetem dy dite me pare voten kunder tij.

Por pavarësisht votës kundër të saj, çështja e 71 votave pro duket se është e zgjidhur.

Dje Leskaj ka prezantuar para Komisionit te Ekonomise vizionin e tij per KLSH-ne, duke theksuar se nisma e pare do te jete dorezimi i imunitetit si kreu i institucionit.

Ai ka numeruar me tej gjithe reformen e nevojshme te institucionit, duke njoftuar per kontrolle ne administraten fiskale, ne koncensione e privatizime dhe rritje te bashkepunimit me prokurorine.

Shqyrtimi ne mbledhje erdhi pas vendimit te marre ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se, per votimin e kesaj kandidature.

Dekretimi i emrit të Bujar Lesksajt si kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit u bë nga presidenti Topi në 17 nëntor, pas rrezimit te Sali Shehut, dekretuar si kandidatura e pare e zgjedhur nga kreu i shtetit.

© Panorama.al

Te lidhura