TIRANE- Lende plasese nje automjeti ne Tirane. Ngjarja sipas policise ka ndodhur dje, rreth orës 02.30, në rrugën “Myslym Keta”. Nga shperthimi eshte dëmtuar me lëndë plasëse automjeti “Reno Klio”, me targa BX 476 RJ, me ngjyrë gri, në pronësi të shtetasit Ardit Astrit Ademi, 21 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes, shkuan shërbimet e hetimit dhe të parandalimit të krimit, oficerë të krimeve të rënda, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve, duke kryer nën drejtimin e Prokurorinë veprimet hetimore e procedurale”- thuhet ne njoftimin e policise.
Deri më tani, nga kryerja e veprimeve proçeduriale rezultoi se një sasi eksplozivi është vendosur në automjetin e mësipërm, ku si pasojë është dëmtuar pjesa e përparme e mjetit si xhami i përparme.











