SARANDE- Gjashte persona jane vene ne pranga, te akuzuar si pjese e nje grupi kriminal qe vepronte ne Sarande. Ndalimi i tyre eshte bere ne kuader te nje operacioni te koduar “Lëkursi 2011”.
Sipas policise, te ndaluar jane shtetasit; Sentjon Lame, 24 vjec; Sildjan Sulejmanasi, 23 vjec; O. A., 16 vjec; K. R., 15 vjec; Y. K., 17 vjec dhe Erald Elezaj.
Ata akuzohen se për një periudhë 2 vjecare kane kryer vjedhje banesash, lokalesh, automjetesh, motoresh etj, në qytetet Sarandë, Tepelenë dhe Përmet.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, janë shpallur në kërkim edhe shtetasit: Lisjan Kazo, 22 vjec dhe Fatjon Abazi, 22 vjec.
© Panorama.al











