Leka Zogu në reanimacion, në gjendje të rëndë

Nov 16, 2011 | 21:31
Një nga paraqitjet e fundit publike te Mbretit Leka Zogu I, gjate firmosjes se peticionit kunder regjistrimit me baze e etnije dhe fetare

UPDATE- Trashëgimtari i fronit të Mbretërisë Shqiptare, Leka Zogu I mësohet se është shtruar me urgjencë në spital, pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar së tepërmi.

Raportohet se Leka Zogu është dërguar me shpejtësi në Urgjencën e spitalit Nr.5 në Tiranë, pasi është goditur nga një “fibrilacion trial”, duke mbërritur ne spital ne gjendje kome. Prej ditës së djeshme kur dhe është derguar në spital, gjendja e tij nuk ka ndryshuar.

Mësohet se  Mbreti Zogu i Parë ka patur një ulje të menjëhershme të temperaturës, ndërsa mjekët e kanë shtruar atë në reanimacion.

Çfarë fibrilacioni atrial!

Fibrilacioni atrial eshte forma me e zakonshme e aritmise. Prek shume persona. Fibrilacioni atrial eshte me i zakonshem tek te moshuarit, persona me presion te larte te gjakut, dhe persona me semundje te tjera te zemres. Mund te çoje ne probleme serioze te shendetit siç eshte stroke cerebral (infarkt) , keputje dhe insuficience kardiake.

© Panorama.al

Te lidhura