Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave ka marrë në shqyrtim kërkesat për kompensimin e pronarëve që janë prekur nga ndërtimet informale, dhe dje është dhënë “Ok” edhe për 509 kërkesa. Gazeta publikon sot emrat përfituesve sipas AKKP-së. Nga 509 kërkesa, përfitojnë 2300 pronarë dhe bashkëpronarë në truall, për të cilët do të ndahet kësti i tretë i kompensimit, sipas vendimeve përkatëse të miratuara nga qeveria. Kësti do të jetë në masën 10.06 për qind të shumës totale që përfiton gjithsecili. Në dispozicion të këtij kompensimi janë vënë 5.9 milionë dollarë, që kanë shkuar në fondin e AKKP-së nga legalizimet e kryera nga ALUIZNI.
Per te pare artikullin e plote klikoni mbi: PDF











