Ledri Vula, në shtrat me një bionde

Jan 28, 2012 | 14:34

Ledri lidhet, Ledri ndahet! Ledri është një nga meshkujt më të dëshiruar në Kosovë, i njohur, i ëmbël, me shije dhe me një pamje si gentelman; Ai gjithmonë zgjon interes tek bota femërore. Thashetheme të ndryshme dalin për jetën e tij, duke qenë djalë i dy pronarëve të një televizioni të njohur në Kosovë, shumë këngëtare duan të lidhen me të për shkak të ndihmës që u sjell ky televizion në karrierë, por Ledri deri më tani ka publikuar vetëm lidhjen kur ishte me Tunën dhe asnjë tjetër më pas. Edhe pse është zënë ‘’mat’’ disa herë nga paparacët me bukuroshe të ndryshme, ai nuk ka dashur t’i komentojë këto lidhje, të cilat mund të kenë qenë edhe aventura të shkurtra. Ledri, sado i dashur për femrat të ishte dhe sado lidhje të kishte, përsëri nuk është i kënaqur. Javën që kaloi disa media rozë publikuan lajmin se është zbuluar një video, në të cilën shihet duke masturbuar, por videoja ishte zhdukur vetëm pas 5 minutave të publikimit. As këtë gjë deri më tani nuk e ka komentuar reperi, edhe pse e kontaktuam disa herë, ai nuk ishte në gjendje të jepte ndonjë sqarim apo të komentonte. Këtë radhë, ne zbuluam një tjetër femër në krahët e tij, por sa e vërtetë është që vajza në shtrat me Ledrin është e dashura e tij, këtë nuk e dimë.

© Panorama.al

Te lidhura