Lavrov sulmon BE-në: Po përgatiten për luftë me Rusinë deri në vitin 2030

Jun 19, 2026 | 9:30

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov deklaroi se Evropa dëshiron të blejë kohë me çdo mjet të nevojshëm nevojshëm për të arritur “gatishmëri luftarake” për një konflikt me Rusinë deri në vitin 2030.

lavrov

Në një artikull të tij me titull “Ukraina, Evropa dhe Siguria Globale”, të botuar në revistën Mezhdunarodnaya Zhizn, Lavrov tha se elitat politike evropiane kanë investuar kapitalin e tyre politik në përballjen me Rusinë.

Sipas tij, vendet evropiane kanë shpenzuar qindra miliarda dollarë për të mbështetur Kievin dhe kanë rritur ndjeshëm buxhetet e mbrojtjes në kuadër të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Është e njohur mirë se elitat evropiane kanë investuar ‘kapitalin e tyre politik’ në përballjen me Rusinë, duke shpenzuar qindra miliarda dollarë për të mbështetur regjimin e Kievit dhe duke rritur buxhetet ushtarake të vendeve të BE-së dhe NATO-s.

Evropa synon të arrijë ‘gatishmëri luftarake’ për një konflikt me Rusinë deri në vitin 2030. Përpara kësaj, ajo dëshiron të blejë kohë në mënyra të ndryshme”, vuri në dukje ai në artikullin e tij.

© Panorama.al

Te lidhura