Ish-sulmuesi i njohur italian Igor Protti ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin, gjendja e të cilit ishte përkeqësuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit.
Me largimin e tij nga jeta, futbolli italian humbet një nga figurat më të dashura të viteve ’90 dhe 2000. Sulmuesi la gjurmë të thella veçanërisht te klubet e Barit dhe Livornos, ku u kthye në një simbol të vërtetë për tifozët.
Lajmi i hidhur u bë publik nga familja përmes profilit të tij zyrtar në rrjetet sociale.
Dalja e fundit publike e Prottit ishte më 25 maj, kur ai mori pjesë në dasmën e vajzës së tij. Pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore, ai nuk reshti kurrë së luftuari.
© Panorama.al











