Lavrov kontakton Ministrin e Jashtëm të Venezuelës! Moska: Sulmet e SHBA-së janë një akt armiqësor

Dec 22, 2025 | 16:59

Ministri i Jashtëm i Venezuelës, Iván Gil Pinto, njoftoi të hënën se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, gjatë së cilës u diskutuan veprimet e fundit të Shteteve të Bashkuara kundër dërgesave të naftës venezuelase dhe u riafirmua bashkëpunimi dypalësh mes dy vendeve.

lavrov gil

“Shtuam në vëmendje sulmet dhe shkeljet flagrante të së drejtës ndërkombëtare që po kryhen në Karaibe: sulme ndaj anijeve, operacione jashtëgjyqësore dhe akte të paligjshme piraterie të ndërmarra nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”, shkroi Gil Pinto në një postim në Telegram.

Sipas tij, Lavrov shprehu solidaritetin e Rusisë me Venezuelën dhe presidentin Nicolás Maduro, duke u angazhuar për mbështetje të plotë ndaj asaj që Moska e cilëson si veprim armiqësor nga ana e Uashingtonit.

Kreu i diplomacisë ruse theksoi gjithashtu se “Rusia mbështet Venezuelën në mbrojtjen e Zonës së Paqes të CELAC-ut” (Komuniteti i Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve).

Biseda telefonike vjen pasi Shtetet e Bashkuara konfirmuan sekuestrimin e një cisternë nafte në ujërat pranë Venezuelës, e dyshuar se po transportonte naftë bruto që i nënshtrohet sanksioneve. Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump pritet të bëjë një njoftim më vonë gjatë ditës së hënë, së bashku me sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth.

© Panorama.al

Te lidhura