Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave të komentuesve në rrjetet sociale. Njëri prej tyre i tha se ‘ti nuk e do Shqipërinë në BE’, ndërsa kreu i qeverisë i përgjigjet se ‘nëse do doja Shqipërinë në BE, nuk do harxhoja asnjë sekondë nga jeta ime’.
Po ashtu Rama tha se nuk merret me bufin, por thotë atë që konstatohet nga shumica e shqiptarëve, që në krye të opozitës është një buf.
Për opozitën Rama tha se është një tërësi krijesash në një kënetë të madhe politike.
“Nëse unë nuk do doja Shqipërinë në BE, nuk do harxhoja asnjë sekondë nga jeta ime duke u marrë me këtë punë që merrem dhe lërë pastaj duke dhënë e marrë me të verbrit dhe të shurdhuarit nga zhurma e kua kua kuave që janë turrur këtu se janë të prekur që unë merrem me bufin. Në fakt unë nuk merrem me bufin me bufin merreni ju që e mbani akoma. Unë konstatoj atë që sheh shumica e shqiptarëve, që në krye të opozitës është një buf kënetë dhe opozita është një tërësi krijesash në një kënetë të madhe politike dhe mediatike. Nuk ka të vërtetë tjetër dhe nuk ka falsitet që mbulon këtë të vërtetë, dhe nuk ka pasqyrë të rreme si medemek programi“, u shpreh kryeministri.
Rama iu përgjigj edhe kritikave se nuk ka program: “Sa i përket programit që duhet të tregoj unë, programin tonë e keni para syve përditë. Patjetër që do të ta tregoj edhe ty edhe atyre që duan program, por që në fakt nuk e kanë idenë se çfarë programi kanë vetë dhe çfarë programi kemi ne sepse nuk ju intereson. Është thjesht një lavash truri kundër meje dhe kundër kësaj qeveria, por nuk ka asnjë problem”.
© Panorama.al











