Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin mbrëmjen e sotme. Një biznesmen është vrarë me armë zjarri në ambjentet e biznesit të tij në Unazën Jugore te qytetit.
Bëheti me dije nga gazetari Fatmor Popja se identiteti i biznesmenit të vrarë është Edmond Mahalla, teksa vrasja ka ndodhur në afërsi të një karburanti.
Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset e qytetit, teksa mësohet se ambjenti ku ka ndodhur vrasja është i survejuar me kamera sigurie.
© Panorama.al












